Newcastle United mund të ndajë rrugët me lojtarin e tyre më të mirë, Alexander Isak (25), këtë verë, nëse dështojnë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Spekulimet janë rritur pas një humbjeje të rëndë 0ndaj Manchester Cityt (4-0) në fundjavën e kaluar, shkruajnë mediat britanike.
Aktualisht Larsakat janë në vendin e shtatë në Ligën Premier, me Newcastle që ndodhet vetëm tre pikë pas pozitës së katërt, e cila garanton kualifikim në garën kryesore evropiane.
Kjo u jep shpresë klubit për një përfundim të fuqishëm të sezonit, duke e mbajtur edhe lojtarin kryesore.
Isak, po shkëlqen këtë sezon me 17 gola dhe 5 asistime në Ligën Premier, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.
Edhe pse kontrata e tij zgjat deri në vitin 2028, Newcastle dëshiron ta rinovojë atë, me Isak po refuzon ofertat e reja për momentin.
Nëse ai vendos të largohet, mediat britanike vlerësojnë se Newcastle do të kërkojë të paktën 100 milionë euro për transferimin e tij. Isak u transferua në Newcastle në gusht 2022 nga Real Sociedad dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. /Telegrafi/