Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, u ka thënë tifozëve se ekipi i tij do të bëjnë më mirë pasi u turpëruan nga Brighton sot (e shtunë).
Liverpooli pësoi humbje me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Amex Stadium, duke prishur serinë prej katër fitoreve radhazi.
Rezultati e lë skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e nëntë në tabelë dhe Alexander-Arnold ka bërë një premtim për tifozët pasi ka parë që sezoni i ekipit të tij të marrë një tjetër kthesë për keq.
“Kjo nuk është mjaftueshëm e mirë. Ne duhet të bëjmë më mirë dhe do ta bëjmë”, shkroi Alexander-Arnold në profilin e tij në Twitter.
This isn’t good enough. We need to do better, and we will. pic.twitter.com/zQIX1rzIqu
— Trent Alexander-Arnold (@TrentAA) January 14, 2023
Dështimi i fundit i Liverpoolit do të thotë se skuadra e Kloppit ka një mal për t’u ngjitur nëse dëshiron të përfundojë në top katërshe këtë sezon.
Klopp tha pas humbjes se ishte ndeshja më e keqe në karrierën e tij si menaxher, ndërsa kapiteni Jordan Henderson pranoi se skuadra është në një “pikë vërtetë të ulët” pasi pësoi humbjen e tyre të gjashtë në sezonin 2022/23. /Telegrafi/