Site icon Telegrafi

Alexander-Arnold rreth ndeshjes ndaj Barcelonës: Gjithçka është e mundur, sidomos në Anfield

Trent Alexander-Arnold (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pavarësisht se kanë humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës me rezultat 3-0, mbrojtësi i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold beson se ekipi i tij ende ka shpresë për të kaluar në finale.

Duke pasur parasysh se ndeshja e kthimit do të luhet në Anfield të martën mbrëma, Alexander-Arnold shpreson që mbështetësit e Liverpoolit mund të motivojnë ekipin e tyre për një rikthim, pavarësisht mungesës së sulmuesve të lënduar Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

“Ne kemi pasur rezultate të mira këtë sezon ku kemi shënuar më shumë se tre gola dhe ndeshja që do të luhet në shtëpi na ndihmon”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Zyrtare: Salah dhe Firmino nuk luajnë ndaj Barcelonës

“Ende ekziston ndjenja e besimit, por e dimë se do të jetë e vështirë, por gjithçka është e mundur, sidomos në Anfield”.

“Natyrisht që dy nga lojtarët tanë kryesorë mungojnë, por kjo paraqet një mundësi për disa nga djemtë e tjerë për të bërë veten heronj”.

“Nëse e përmbysim rezultatin, kushdo që shënon emrin e tij do të mbahet mend gjithmonë”.

“Unë jam i sigurt se tifozët besojnë se ne mund ta bëjmë atë, veçanërisht një ekip si ky i joni”.

Lexo po ashtu Lovren i tregon Barcelonës se çfarë e pret në Anfield

“Realisht është një betejë e vështirë, por është e rëndësishme të kesh besim.Si ekip duhet të dalim në fushë të patrembur dhe t’i sulmojmë ata”.

“Kjo është e vetmja mënyrë që ne të marrim një rezultat pozitiv”, përfundoi mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version