Modelja e bukur braziliane, Alessandra Ambrosio nuk e fsheh faktin që ndihet e lumtur me të dashurin, Nicolo Oddin.
Të dy janë fotografuar duke shkëmbyer puthje në një plazh në shtetin kalifornian, e cila nuk ka rënë shumë në syrin e pushuesve në plazh.
Fotografitë tregojnë se bukuroshja dhe stilisti italian janë të dashuruar tejet mase në njëri-tjetrin. Çifti dukeshin më të dashuruar se kurrë dhe Alessandra tregoi figurën e përsosur në bikini.
Modelja u kujdes për pamjen e plotë të plazhit, kështu që ajo tërhoqi vëmendjen edhe më shumë tek vetja me bizhuteritë që zgjodhi për rrobat e banjës.
Alessandra dhe Nikolo Odi kanë filluar romancën që nga qershori i vitit të kaluar kur u takuan në një klub nate në shtetin italian.
Ndryshe, kujtojmë se 38-vjeçarja kishte një lidhje me milionerin Jamie Mazur para italianit, me të cilën ka dy fëmijë. /Telegrafi/