Site icon Telegrafi

Alen Halilovic arrin në Milano

OSIJEK, CROATIA - MARCH 23: Alen Halilovic of Croatia in action during the International Friendly match between Croatia and Israel at stadium Gradski Vrt on March 23, 2016 in Osijek, Croatia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Alen Halilovici është një hap pran nënshkrimit me Milanin.

Lajm i bujshëm u botua nga eksperti italian i transferimit, Gianluca di Marzio gjersa në portalin e tij u publikua edhe një fotografi e futbollistit të ri kroat, i cili kishte arritur tashmë në Milano.

Alen Halilovic (Getty Images)

Italianët raportojnë se marrëveshja është arritue dhe se futbollisti do të nënshkruajë kontratë trevjeçare pasi të kalojë testet mjekësore.

Haliloviç deri më tani ka qenë lojtar i Hamburgut, i cili ka rënë nga Bundesliga gjersa ka luajtur i huazuar te Las Palmas, e cila ra nga La Liga.

Pasi që nuk ishte opsion që të luajë në ligat inferiore, ai vendosi të shkojë në Milan, ku tashmë janë dy lojtarë kroatë, Nikola Kalinic dhe Ivan Strinic.

Sezonin e kaluar, Halilovic pushoi për më shumë se tre muaj shkaku i lëndimeve të rënda, por në fund pati 20 paraqitje në La Liga, duke shënuar dy gola dhe po aq asistime.

Ndryshe, lojtari nuk është ftuar me kombëtaren kroate në kampionatin botëror në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version