Please enter at least 3 characters.

Aleati i Macronit: Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

2023/01/s960_LEE-OFFICIAL-20200615-243-333.jpg
735:"Royal Air Force Typhoons from XI(F) Squadron, RAF Coningsby in Lincolnshire, met up with United States Air Force B52 aircraft of the 5th Bomber Wing, north of Scotland, over the North Sea on 15th June 2020. The mission was to conduct a long range strategic sortie to the Baltic Region and meet up with further NATO aircraft involved with the NATO Baltic Air Policing Mission, including RAF Typhoon aircraft from RAF Lossiemouth in Morayshire that have been deployed to the region since April 2020. The The Typhoons from XI(F) Sqn were supported by a Voyager tanker from RAF Brize Norton in Oxfordshire, with coordination being provided by Sentry and Sentinel aircraft from RAF Waddington in Lincolnshire. © MoD Crown Copyright 2020
19:"Corporal Alex Scott

Francezët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, por me kusht që lufta të mos përshkallëzohet.

Kështu ka thënë deputeti dhe aleat i ngushtë i presidentit, Emmanuel Macron, Thomas Gassilloud, raporton theguardian.

"Ne duhet t'i studiojmë kërkesat rast pas rasti dhe t'i lëmë të gjitha dyert të hapura", u tha gazetarëve në Londër, Gassilloud, kryetar i komitetit të mbrojtjes kombëtare dhe forcave të armatosura të Asamblesë Kombëtare.

Gassiloud, i cili ishte në Londër për të takuar deputetët britanikë, shtoi se "Ne do të shohim në javët e ardhshme se çfarë do të ndodhë pasi që gjërat po ecin shumë shpejt".

Danimarka dhe disa vende të tjera kanë shprehur dëshirën për të dërguar aeroplanë në Ukrainë, por të tjerët janë të shqetësuar se kjo mund ta përshkallëzojë luftën edhe jashtë territorit ukrainas.

Gassilloud tha se Franca nuk ka gjasa të dërgojë tanke “Leclerc” sepse ato nuk përshtateshin me furnizimin nga Amerika dhe Gjermania.

Ai vuri në dukje se si tanket ashtu edhe aeroplanët kanë nevojë për trajnime të specializuara. /Telegrafi/