Albion Rrahmani ishte tejet i disponuar për lojë në fitoren 3-0 të Ballkanit ndaj Larne në kuadër të Ligës së Konferencës.
Sulmuesi i talentuar shënoi njërin nga tri golat, ndërsa shpreson që ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar.
“Ishte ndeshje mjaftë e mirë e jona. E kontrolluam atë dhe kjo tregon se e kemi një karakter të fortë pas disfatës në Bullgari”, ka thënë fillimisht ylli i Ballkanit.
“Shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive, pse jo të synojmë përsëri fazën e grupeve të Ligës së Konferencës”.
“Kemi rezultatin në anën tonë prej tre golave. Edhe atje do të shkojmë, pse jo të mos e kërkojmë fitoren sërish”.
“Synojmë të mos ndalemi, të mos mbyllemi, të mos e lejojmë lojën e kundërshtarit. Synojmë ta kontrollojmë ndeshjen. Si ndeshje ishte e vështirë, por treguam që jemi lojtar mjaftë kualitativ”.
“Patjetër që kemi kapacitet. Kjo po shihet nga ndeshjet që po i bëjmë. Është diferencë nga viti i kaluar”.
“Po bëjmë lojëra më të mira. Shpresojmë të përsëritet historia e vitit të kaluar. Synojmë të garojmë edhe më fort”, shtoi më tej Rrahmani. /Telegrafi/