Site icon Telegrafi

Albion Rrahmani shpallet lojtari i huaj më i mirë në Rumani

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Rumani. 

Rrahmani këtë çmim e mori nga e Shoqata e futbollistëve amatorë dhe jo amatorë të Rumanisë në një ceremoni që u mbajt mbrëmjen e së hënës. 

Pas marrjes së këtij çmimi reagoi edhe vet lojtari, i cili tha se ndihet i lumtur dhe i nderuar që është bërë fitues i tij. 

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i nderuar që jam votuar nga trajnerët dhe lojtarët si lojtari më i mirë i huaj i sezonit 2023/2024 organizuar nga AFAN. 

“Një falënderim i veçantë për ish-shokët e mi të skuadrës, stafin e trajnerëve dhe të gjithë atyre që më ndihmuan të kem një sezon të mrekullueshëm. Zoti na bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Rrahmani. 

Rrahmani shkëlqeu me fanellën e Rapid Bukureshtit klub tek i cili ishte transferuar tek Ballkani. 

Pas paraqitjeve fantastike në elitën e futbollit rumun, ai u shit për pesë milionë euro tek Sparta Praga, që ishte shifër rekord për klubin çek./Telegrafi/

Exit mobile version