Mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol, ka dyshime që Cristiano Ronaldo do të arrijë të shënojë 40 gola në Serie A.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit thotë se futbolli italian dallon shumë nga ai spanjoll.
“Do të jetë e vështirë për t’i shënuar 40 gola”, ka parashikuar Albiol sezonin e CR7 për Radio Marca.
“Këtu është një futboll ndryshe nga ai në Spanjë. Ardhja e tij është ndihmë për Serie A, tani ka më shumë interes për ligën”.
Ronaldo në sezonin e parë te Reali ka shënuar 33 gola, ndërsa në të gjithë tjerët më shumë se 40.
Në tri ndeshjet e para me Zonjën e Vjetër ylli i njohur portugez nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.
Por, pavarësisht kësaj skuadra e Juventusit i ka fituar të gjithë ndeshjet dhe kështu prinë në Serie A me nëntë pikë. /Telegrafi/