Site icon Telegrafi

Albina Kelmendi: 2023 na e bëtë të paharrueshëm, pjesëmarrja në Eurovision një mision që e arritëm ta realizojmë me ndihmën tuaj

Foto: Screenshot/Facebook

Albina dhe familja Kelmendi ka përfaqësuar këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me “Duje”.

Ajo e ka përkufizuar këtë vit në rrjete sociale me një fotografi të tyre, nga fillimi i 2023.

Artistja e njohur ka uruar të gjithë shqiptarët në 2024 me shëndet dhe shumë gëzime.

Postimi i plotë i Albinës (pa ndërhyrje):

“Me këtë foto filluam vitin 2023 të bashkuar si asnjëherë me parë.

Kënga “Duje” ishte e juaja!

Ju e përqafuat atë që në momentin e parë kur e degjuat, ndërsa për ne një mision që e arritëm ta realizojmë me ndihmën tuaj.

“Duje” ka gjithë mesazhin që une dua të uroj për vitin 2024.

Dhuroni dashuri në vend të urrejtjes, dhuroni dashuri në vend te dhunës, dhuroni dashuri edhe në gjërat e vogla në menyrë që jeta të bëhet më e bukur.

Gëzuar viti 2024 të gjithë Shqiptarve kudo qe janë.

Shëndet dhe gëzime gjithmonë për ju.

Faleminderit që vitin 2023 na e betë të paharrueshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version