Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë performuar në natën finale të Eurovision 2023.
Familja e famshme dhuruan emocione të mëdha gjatë interpretimit të këngës së tyre “Duje”.
Të njëjtit u duartrokitën në masë të madhe edhe nga publiku që duket se po tregojnë një mbështetje për ta.
Mbrëmja ndërkohë nisi me grupin Kalush Orchestra nga Ukraina pasi u shpallën fitues gjatë vitit të kaluar me “Stefania”.
Kompeticioni muzikor sivjet po mbahet në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.
26 shtete janë gjithsej në garë për çmimin e madh, ku tashmë kanë performuar disa prej tyre.
Suedia me Loreen nga ana tjetër është njëra nga vendet pretendente për të fituar Eurovisionin e këtij viti. /Telegrafi/