Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mira dhe gola me Baselin në Superligën e Zvicrës.
Baseli nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim 1-1 ndaj Nauchatel Xamax në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të javës së 11-të.
Goli i vetëm për skuadrën e madhe zvicerane u shënua pikërisht nga sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti.
Ajeti ishte ai që kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0 pas një goli të bukur të shënuar me kokë.
Goli i Ajetit erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes pas asistimit të mbrojtësit Silvan Widmer.
Ky ishte goli i pestë i Ajetit në këtë sezon në Superligën e Zvicrës, teksa numëron edhe tri asistime.
Pas këtij barazimi, Baseli ka 17 pikë në vendin e katërt apo 11 më pak se lideri Young Boys. /Telegrafi/