Reperi i njohur shqiptar, Azet, ka publikuar projektin e ri muzikor të quajtur “Habibi”.
Ai ka bashkuar forcat me të vëllanë, Albin, i cili ka pak kohë që ka bërë debutimin në muzikë.
Miksimi dhe masterizimi i këtij bashkëpunimi u bë nga Sascha ‘Busy’ Buhren, gjersa artistët me prejardhje nga Kosova vijnë me interpretim në gjuhën gjermane.
Producimi ndërkohë u realizua nga Lucry e Suena me video të kompletuar nga Sonan Productions.
Projektin e dyshes së famshme të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e KMN Gang.
Vëllezërit kanë bashkë edhe disa duete të tjera të suksesshme që kanë marrë miliona klikime në platformat e popullarizuara muzikore.
Të njëjtit jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Gjermani. /Telegrafi/