Ajo njihet për zërin unik dhe stilin e veçantë në të kënduar.
Bëhet fjalë për këngëtaren që tashmë ka krijuar emër në skenën e muzikës, Albana Bilalli.
Artistja e njohur pas disa muajsh është rikthyer me një tjetër këngë që gjithashtu e solli në gjuhën angleze.

“I can never get enough” mban titullin projekti që erdhi i shoqëruar edhe me videoklip dhe tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.
Kënga më e re nga Albana padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj.
Kujtojmë që Albana njihet edhe për projekte të tjera si: “Gentleman”, “We go down together” dhe “Too Strong”. /Telegrafi/