Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur sonte një tubim elektoral madhështor në Mitrovicë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me entuziazëm.
Kandidati i LDK-së, Alban Zogaj, përmes një postimi ka shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrësit dhe mbështetësit e kësaj ngjarjeje.
“Faleminderit të gjithëve që po kontribuoni dhe po bëheni pjesë e rrugës tonë për ndryshimin e madh. Kjo atmosferë është e jashtëzakonshme dhe është e mundur vetëm falë mbështetjes tuaj!”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale.
Tubimi ishte pjesë e fushatës së LDK-së, e cila po synon të forcojë mbështetjen për zgjedhjet e ardhshme.
#LDK, #Voto124, #AlbanZogaj dhe #Voto28