Site icon Telegrafi

Alban Zogaj fton qytetarët të bashkohen për ndryshim

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë thirrje për mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, duke premtuar se do të jetë zëri i tyre në përballjen me sfidat e së tashmes dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Le të shkruajmë së bashku kapitullin e ardhshëm të historisë sonë. Voto për të ardhmen, voto për ndryshim!”, është mesazhi i Zogajt, i cili kërkon të frymëzojë qytetarët që të marrin pjesë aktive në procesin demokratik dhe të mbështesin vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

Në një video të fundit, Zogaj, thekson se bashkimi i energjive dhe ideve është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme ku secili qytetar ndjehet i përfaqësuar dhe i fuqizuar.

 

Exit mobile version