Site icon Telegrafi

Alban Ramosaj publikon këngën e re “Shpirto”

Foto: Alban Ramosaj/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve Pop dhe RnB.

Muzika është realizuar nga vet Albani, gjersa tekstin e ka shkruar po ashtu vet artisti në bashkëpunim me reperin Elinel.

Foto: Alban Ramosaj/Instagram

Producentë të këngës janë Marko Polo dhe TullProductions, gjersa për klipin është kujdesur Ra FilmHouse.

Alban Ramosaj - Shpirto

Në videon muzikore, këngëtari Ramosaj vjen me një performancë mjaft të veçantë, në klipin me skena muzikore, që i përshtatet periudhës në të cilën ndodhemi.

Ky projekt i pason suksesit që Albani shënoi në festivalin Kënga Magjike 2021 me këngën “Thikat e mia”, ku edhe u shpall fitues i edicionit të sivjetmë. /Telegrafi/

Exit mobile version