Shoqëria e dy ish-banoreve të Big Brother Vip Kosova është diskutuar shumë.
Pas mbarimit të spektaklit, Santiana Maloku gjatë një interviste është shprehur se Alba nuk e ka mbështetur fare Santianën pas daljes nga loja.
Alba e cila kishte qëndruar në heshtje deri tash, vendosi të reagojë dhe t’i kthejë përgjigjje Santianës përmes një postimi në InstaStory.
Shkrimi i saj ishte i gjatë, në të cilin Alba tregon se ajo në fakt e kishte përkrahur shumë Santianën, po ashtu edhe e kishte ndihmuar me disa kërkesa që ka pasur, si rrobat të cilat i janë dashur Santianës, po ashtu edhe rroba personale të Albës.
Alba tregon që edhe me shëndet nuk ka qenë mirë, dhe se ka qenë shumë e angazhuar pas daljes nga BBVK.
“Është jashtë natyrës sime, t’i përmend të mirat që unë bëj për njerëzit, por është duke u tepruar mosmirënjohja në intervista të vazhdueshme kundër meje.” – është shprehur Alba.
Më tutje ajo thotë: “Uroj që mbas këtij sqarimi, Santiana të fokusohet në jetën e vet, siç po bëj unë me timen. Ka video, ka fakte, ka intervista dhe gjithçka tjetër, që e dëshmon se çfarë shoqërie të pastër dhe pa asnjë interes e kam pasur për Santianën.” /Telegrafi/