Site icon Telegrafi

Alajdin Demiri: Vjena nuk do ta ndryshonte situatën

Analisti Alajdin Demiri thotë se shpërndarja e njëanshme e kuvendit dhe falja e kryetarit Ivanov, përfundimisht e kanë rënuar marrëveshjen e Përzhinos, që edhe ashtu, zbatohej i përgjysmuar dhe i hendikepuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, mos pastrimi i listës zgjedhore dhe ngecja në reformat e mediumeve, tregojnë se pushteti vazhdimisht e mba situatën e tillë që të shkohet në zgjedhje për çfardo çmimi, situatë që nuk do të ndryshohej edhe nëse do të shkohej në Vjenë.

Demiri thotë se opozitës i ka mbetur rruga, si mundësi e vetme veprimi, prandaj protestat duhet të jenë masive dhe t’i paralizojnë institucionet./Telegrafi/

Exit mobile version