Manchester Unitedi e ka përfshirë në listën e ngushtë të transferimeve futbollistin e Bayern Munichut, David Alaba.
Djajtë e Kuq janë të interesuar për përforcimin e fazës defensive, ndërsa austriaku mund të luajë edhe si mbrojtës edhe si mesfushor.
Daily Mirror raporton se Jose Mourinho ka kërkuar fonde nga shefat e klubit për ta përforcuar skuadrën, ndërsa 27-vjeçari kushton rreth 40 milionë funte (46.7 milionë euro).
Krahas tij, strategu portugez e do edhe mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.
Shefi i Unitedit, Ed Woodward, i ofroi Mourinhos 150 milionë funte gjatë verës, kur u transferua rekorderi Paul Pogba nga Juventusi për (89 milionë euro), por edhe futbollistë, si Eric Bailly, Henrikh Mkhitaryan e Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/