Real Madridi ka konfirmuar se David Alaba është infektuar me COVID-19.
Mbrojtësi austriak ditë më parë ka kompletuar kalimin te Los Blancos, derisa kishte filluar edhe stërvitjet.
Por, Alaba nuk ka kaluar edhe mirë në ditët e para në kampin madrilen, duke u infektuar me coronavirus.
“Real Madridi dëshiron të ju njoftoj se lojtari ynë, David Alaba, është testuar pozitivisht me COVID-19”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.
Lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të mbetet në vetëizolim për së paku dhjetë ditë. /Telegrafi/
Official Announcement: Alaba.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 28, 2021