Telegrafi

Al Nassr projekton transferimin e Kantes dhe Busquets

Al Nassr i është bashkuar betejës për kapitenin e Barcelonës, Sergi Busquets.

Mesfushori veteran është lidhur me një lëvizje në Major League Soccer dhe Inter Miami si destinacioni i tij i mundshëm.

Franshiza në pronësi të David Beckham do ta mirëpriste 34-vjeçarin me krahë hapur dhe Busquets ka thënë verbalisht në të kaluarën se ai është tërhequr nga ideja për të luajtur në MLS.

Inter Miami ka nisur të flasë me agjentin e Busquets për kontratën që janë të gatshëm t’i ofrojnë atij për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Busquetsin në MLS mund të përfundojë më shpejt se sa pritej, sepse sipas ESPN, skuadra e Ligës Pro Saudite – Al Nassr e ka kthyer vëmendjen te mesfushori i Barcelonës. Skuadra saudite është gati t’i ofrojë atij afro 13 milionë euro në vit për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos.

Ardhja e asit portugez i ka hapur dyert Al Nassr për të joshur lojtarët më të mëdhenj në botë për të luajtur në Arabinë Saudite.

Një tjetër lojtar që klubi i Riadit po kërkon të nënshkruajë në verë është fituesi i dikurshëm i Kupës së Botës, N’Golo Kante, i cili do t’i skadojë kontrata në qershor dhe ai është gati të largohet nga Chelsea. /Telegrafi/