Ylli më i famshëm i UFC-së, Conor McGregor, është akuzuar për përdhunimin e një femre gjatë ndeshjes së katërt të serisë së finaleve të NBA, ndërmjet Denver Nuggets dhe Miami Heat, ndërsa tani po raportohet se viktimës i janë ofruar para për të mos zbuluar asnjë detaj.
Aktakuza për sulm seksual vlen edhe për NBA-në, si edhe për Miami Heat dhe Departamentin e Policisë së Miamit për menaxhimin e keq të pasojave të sulmit të supozuar.
Avokatja e viktimës, Ariel Mitchell, i ka thënë Daily Mail se zyrtarët e Heat dhe NBA u përpoqën për ta heshtur incidentin e 10 qershorit, derisa burimet kanë thënë se i janë ofruar para viktimës së supozuar.
“Si Heat, ashtu edhe liga e basketbollit mund të mbahen përgjegjës për atë që ndodhi me klienten time. Disa nga njerëzit e sigurimit që qëndruan pranë kur ndodhi kjo, nuk kanë qenë të McGregorit. Ata ishin të punësuar nga Heat. Zgjodhën të kujdeseshin për një personazh të famshëm, në vend që ta mbronin një femër të re në telashe”, është shprehur Mitchell.
Megjithatë, shefi i komunikimit në NBA, Mike Bass, ka thënë se liga nuk i ka ofruar asgjë akuzueses dhe se pretendimi i avokates është i rremë.
Kujtojmë se McGregor mohon të ketë ndodhur incidenti i pretenduar, në të cilin irlandezi dyshohet se detyroi një femër të re që sapo kishte takuar të hynte në tualet dhe e kishte sulmuar seksualisht.
Rojet thuhet se ishin vendosur jashtë për të parandaluar hyrjen e dikujt dhe viktima i tha policisë se luftëtari MMA e detyroi atë të kryente seks oral dhe u përpoq të kryente marrëdhënie pa pëlqimin e saj. /Telegrafi/
Video from NBA Arena shows #ConorMcGregor taking his rape accuser by the hand and leading her into a bathroom. Keep up with the latest on this developing story here: https://t.co/BeD6awVb9R pic.twitter.com/NQY6J9pQtR
— TMZ (@TMZ) June 16, 2023
Footage Of Conor McGregor And Alleged Victim At NBA Finals Game
— ☀️LOCK TITE☀️ (@LockTite_) June 16, 2023