Site icon Telegrafi

I akuzuar nga Gjykata e Posaçme si pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri 29-vjeçari

Policia e Tiranës njofton se u ekstradua nga Gjermania një shtetas i akuzuar nga Gjykata e Posaçme GJKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.

Policia njofton se “si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi A. P., 29 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, përfundon Policia e Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version