Këngëtarja Kelis thuhet se është në lidhje me aktorin e “Ghostbusters”, Bill Murray.
Sipas gazetës, të dy ndezën thashethemet për romancë pasi Murray ishte për të parë këngëtaren e “Bossy” në një koncert në Londër.
Ai gjithashtu u pa duke e mbështetur atë në disa nga performancat e saj të tjera.
Burime të afërta me çiftin thanë se ata gjithashtu janë parë së bashku në të njëjtin hotel dhe janë “afruar për një kohë” pas takimit të parë në ShBA.
“Ata u panë të dy në të njëjtin hotel dhe ai ka qenë për ta parë performancën e saj disa herë përpara se të shkonte në Mighty Hoopla”.
“Çfarëdo që të jetë ajo që i ka bashkuar, dhe sado e pamundur të duket, ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës në moshë”, theksoi mes tjerash burimi.
Romanca e re e supozuar e yllit të “Caddyshack” vjen mes akuzave serioze për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve.
Ai u akuzua gjithashtu për sjellje të papërshtatshme dhe intimitet me një prej femrave të stafit gjatë xhirimeve të “Being Mortal”.
Murray u martua për herë të parë me Margaret Kelly nga 1981 deri në 1996.
Ndërkohë, Kelis ka qenë e martuar më parë me reperin Nas. /Telegrafi/