Site icon Telegrafi

Aktivistët venezuelianë rrëzojnë statujën e Hugo Chavez në mes të dhunës mbi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vendit

Aktivistët në Venezuelë kanë rrëzuar një statujë të ish-presidentit Hugo Chavez mes protestave të dhunshme mbi zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vendit.

Chavez shërbeu si president i vendit të Amerikës së Jugut nga viti 1999 deri në vdekjen e tij në vitin 2013.

Dhe një veprim i tyre vjen pasi diktatori marksist Nicolas Maduro, është shpallur zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale të Venezuelës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pamjet e postuara tregojnë njerëz që ngjiten mbi statujën në shtetin Falcón përpara se ta rrëzojnë atë në mënyrë dramatike – ndërsa turma të mëdha brohorasin.

Statuja u rrëzua në shenjë proteste kundër Maduros – mes pretendimeve për “parregullsi serioze në numërimin dhe rezultatet e shpallura” të zgjedhjeve.

Lexo po ashtu Protestuesit përleshen me policinë teksa protestojnë për rezultatin e diskutueshëm të zgjedhjeve në Venezuelë - pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Këshilli Kombëtar Zgjedhor, i cili është besnik ndaj partisë në pushtet të Maduros, shpalli fitoren e tij, duke i dhënë atij një mandat të tretë gjashtëvjeçar si udhëheqës i një ekonomie që po rimëkëmbet nga kolapsi dhe një popullsie të dëshpëruar për ndryshim.

Ndërkohë ministrat e mbrojtjes, komunikimit, teknologjisë dhe kreu i Asamblesë Kombëtare ishin mes të pranishmëve që duartrokitën.

Kujtojmë se brenda pak orësh, disa mijëra venezuelianë filluan të dilnin në rrugë pranë lagjes më të madhe të varfër të Karakasit për të protestuar kundër pretendimit të fitores nga Maduro.

Madje në disa pjesë, njerëzit filluan të ecin dhe të bërtasin kundër zotit Maduro, dhe disa të rinj të maskuar shkatërruan posterët e fushatës së tij të varur në shtyllat e dritave. /Telegrafi/

Exit mobile version