Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe katër të tjerëve për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër  pesë personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretari i asaj kohe në këtë ministri, Demush Shasha, zyrtarët e tjerë, Nuhi Osmani, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Uka.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Dhurata Hoxha dhe katër të tjerët, akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë alokuar shumën prej 168,000 eurosh për një kompani mardhëniesh me publikun të quajtur ‘Majorelle PR & Events’ me seli në Paris përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Kontrata me ‘Majorelle’ u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha, Ministre e atëhershme për Integrime Evropiane nga radhët e PDK-së në qeverinë e koalicionit PAN të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Kjo kontratë u vazhdua më pas në mars të vitit 2019./Telegrafi.

Exit mobile version