Site icon Telegrafi

Aksion i madh policor në Spanjë: Arrestohen futbollistë e president klubesh për kurdisje të ndeshjeve

Po vazhdon lufta kundër korrupsionit në futboll. Këtë mëngjes ka nisur një operacion tjetër policor, origjina e të cilit mund të jetë vitit 2018.

Mediat spanjolle raportojnë disa lojtarë janë arrestuar për kurdisje të ndeshjeve në ligën e Parë dhe të Dytë.

Sipas informacioneve, ku citojnë burimet e Forcave të Sigurisë, disa prej lojtarëve të arrestuar janë Raul Bravo, i cili akuzohet se është kryesori i grupit dhe ish-futbollist i Real Madridit; Borja Fernandez nga Valladolid; Carlos Aranda, ish-lojtar i shumë ekipeve të La Liga; Samu Saiz nga Getafe; dhe Inigo Lopez, aktualisht lojtar i Deportivo La Corunas.

Përveç lojtarëve, ka edhe të burgosur të tjerë Agustin Lasaosa, president i Huescas dhe Juan Carlos Galindo, kreu i shërbimeve mjekësore të klubit Huescas, selia e të cilës është bastisur nga Policia.

Ndryshe, qëllimi i komplotit të supozuar ishte të fitonin përfitime nga bastet sportive. Të paraburgosurit akuzohen se i përkasin një organizate kriminale që janë përgjegjës për korrupsion dhe pastrim të parave. /Telegrafi/

Exit mobile version