Bad News Eagles sot (e mërkurë) u mposht nga ekipi i tretë në ranglistën botërore ENCE, në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.
Edhe pse rezultati i ndeshjes nuk përfundoi në të mirë të ekipit shqiptar nga Kosova, bNe arriti që të tregojë lojë mjaftë të mirë kundër një ekipi siç është ENCE. Kujtojmë dueli mes dy ekipeve u pa në kohë reale nga më shumë se 100 mijë shikues.
Në ‘mapin’ e parë ‘dust2’, Bad News Eagles për pak sa nuk arritën që ta rikthejnë rezultatin kundër ekipit ENCE.
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci edhe njëherë tregoj çfarë di të bëjë më së miri me armën e tij favorite në lojën e CS:GO, ‘AWP’, duke eliminuar katër lojtarë të ekipit ENCE, për të ndihmuar ekipin e tij për ta ngushtuar rezultatin në lojë, transmeton Telegrafi.
Bad News Eagles u mposhtën nga ekipi ENCE me rezultat 2:0 me ‘mapa’, por treguan një lojë të mrekullueshme dhe nuk u dorëzuan deri në fund.
Nesër (e enjte), Bad News Eagles do të zhvillojnë ndeshjen e tyre vendimtare kundër ekipit brazilian MIBR. /Telegrafi/