Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka njoftuar se mbrëmë është përfshirë në një aksident trafiku.
Ai ka shkruar se fatmirësisht ka pësuar lëndime të vogla.
“Të dashur familjarë dhe miq. Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës”, ka shkruar Berisha.
Deputeti ka bërë të ditur se do t’i nënshtrohet një operacioni.
“Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë. Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/