Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinë, ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion.
Si pasojë e aksidentit në Veternik, në qytet është krijuar një kaos në komunikacion, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit, 11 persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.
Gjendja në trafik është rënduar edhe si pasojë e reshjeve të shiut që ka pasur sot gjatë ditës.
Qytetarët në Prishtinë përballen me kolona pothuajse çdo ditë. /Telegrafi/