Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident trafiku

Në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Varosh, ka humbur jetën një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ferizaj- fshati Varosh, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa vendore  (R.D. m/sh/k  20 vjeç), humb kontrollin mbi timonin dhe me atë rast automjeti  rrokulliset dhe pesë persona marrin lëndime serioze.

Të lënduarit janë dërguar fillimisht në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor, ndërsa dy prej tyre janë transportuar për në QKUK, Prishtinë.

Rreth orës 21:30, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se pasagjeri M.D.(m/sh/k 47 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version