E plotësuar- Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin e ndodhur në Llapushnik janë lënduar katër persona.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se ishte vet-aksident i cili ka ndodhur rreth orës 13:50.
“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.
Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin. /Telegrafi/
—-
Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik.
Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Në fotografi vërehet se një veturë ka përfunduar jashtë anësoreve të rrugës. Në vendin e ngjarjes janë parë policia, ndihma e shpejt dhe disa qytetarë që kanë dalë për të ofruar ndihmë.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje, dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me aksidentin. /Telegrafi/