Telegrafi

Aksident i në rrugën Laç-Mamurras, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Laç-Mamurras.

Një mjet ka dalë nga rruga duke bërë që një person të humbë jetën dhe një tjetër të plagoset.

“Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip Volkswagen. Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /OraNews/