Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Volljakë të Klinës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se nga ky aksident edhe një person tjetër është lënduar.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljakë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë”, tha Gashi.
Ai theksoi se i lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi.
Policia është duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident. /Telegrafi/