Dy persona se janë lënduar në një aksident i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një cisternë nafte.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/