Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj pasditen e së martës, ku një person është lënduar dhe është në gjendje më të rëndë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Policia po merret me rastin”, tha Gashi. /Telegrafi/