Site icon Telegrafi

Aksident në autostradën Thumanë-Kashar, humb jetën në spital 60-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

Dy makina janë përplasur e për pasojë një 60-vjeçar, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, është dërguar menjëherë në spital.

Për fat të keq nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version