Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën e transtit në Pejë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 9:30 policia është njoftuar për një aksident në rrugën e trasitit në Pejë. Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi, duke shtuar se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe se nuk ka lëndime serioze. /Telegrafi/