Aksident mes dy veturave në Gjilan, humb jetën një person
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
18/07/2025
Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, rreth orës 16:05.
"Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë", thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/


