Site icon Telegrafi

Aksident mes dy veturave në Gjilan – arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin

Të dielën rreth orës 04:45 të mëngjesit, ka ndodhur një aksident trafiku në Gjilan, ku janë përfshirë dy automjete.

Një veturë civile me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas i huaj, është përplasur me një veturë tjetër me targa lokale, që drejtohej nga një grua kosovare.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në spital për tretman mjekësor.

Pas hetimeve të kryera, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. /Telegrafi/

Exit mobile version