Please enter at least 3 characters.

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

2017/05/aksident-4.jpg

Një 21-vjeçar me inicialet A.S., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë.

Lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerë të cilët po trajtohen në Spitalin rajonal.

Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia - mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Drejtuesi i veturës (viktima) ka humbur kontrollin ndaj automjetit, për çka del jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion. /Telegrafi/