Dje në fshatin Zajm të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.
I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte viktima.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.