Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, e ka kaluar pa pengesa edhe duelin e tij të dytë në kuadër të Grand Slamit të Parisit.
Gjakova me një hedhje të bukur e mposhti xhudistin japonez Shusuke Uchimura, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Kujtojmë se në raundin e parë, Akili fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë.
Vlen të theksohet se garën tashmë e kanë mbyllur xhudistët si Erza Muminoviq, Dardan Cena dhe Nora Gjakova./Telegrafi/