Site icon Telegrafi

Akademia Evolucion zgjidh çështjen e njohjes së diplomave për vitet 2016/2017 dhe 2017/2018

Akademia Evolucion (AE) ka njoftuar se ka arritur të zgjidhë çështjen e njohjes së diplomave të studentëve të diplomuar në vitet akademike 2016/2017 dhe 2017/2018.

Pas diskutimeve me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), diplomat e 155 studentëve nga vitet akademike 2016/2017 dhe 2017/2018 tani janë zyrtarisht të njohura.

Siç edhe kanë thënë “që nga fillimi, kjo ka qenë më tepër një mosmarrëveshje e proceseve administrative.

Statusi i licencimit të AE’së gjatë viteve akademike 2016/2017 dhe 2017/2018 tanimë është sqaruar dhe zgjidhur me MASHT si dhe diplomat e të gjithë studentëve të kësaj gjenerate janë zyrtarisht të njohura. Kjo siguron që arritjet akademike të studentëve tanë të kësaj gjenerate janë të vlefshme dhe mund të përdoren për edukim të mëtejshëm dhe mundësi punësimi brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

AE e vlerëson durimin, mirëkuptimin dhe besimin e studentëve tanë gjatë gjithë këtij procesi. dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar arsim cilësor dhe mbështetje për studentët tanë dhe gjeneratat e ardhshme!

Ne falënderojmë MASHT për bashkëpunimin në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për suksesin akademik dhe mirëqenien e studentëve tanë”. /RTV21/Telegrafi/

 

Exit mobile version