Site icon Telegrafi

Ajo që bëjmë, është fryt i yni

Përpiqem t’i buzëqesh gjithçkaje, nga frika se do të duhej të qaja për gjithçka. Pierre Beaumarchais

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Duhet të jemi të sjellshëm me veten kur reagojmë ndaj mendjes tonë dhe të mos përfshihemi nga neveria apo urrejtja ndaj vetes. Shumë thjeshtë të përmbahemi duke buzëqeshur, për t’u përballur me këtë natyrë është të bësh gjithnjë atë që e di se është e drejtë, dhe jo që mendon se është e drejtë.

Nëse largohemi nga ky realitet, çfarë do të perceptojmë si e vërtetë e drejtë për ne, që u kemi shërbyer trembjeve, dëshirave dhe iluzioneve të programit tonë, apo që kemi vepruar në një mënyrë që u shërben interesave të të gjithëve.

Shumë persona kërkojnë ta mashtrojnë vetveten duke thënë se po bëjnë atë që është e drejtë, ndërkohë që ndjekin vetëm interesin vetjak. Mos ia bëj tjetrit atë që nuk do të dojë të ta bënte ty.

Vetëm duke pasur mundësinë të hyjmë në nivelet më të larta të vetëdijes mund ta shndërrojmë atë që kemi krijuar, kjo do të thotë hapjen e mendjes dhe zemrës që të lidhemi, të komunikojmë me vetëdijen tonë më të lartë.

David Shainberg, një psikiatër amerikan i Institutit të Psikiatrisë “William Alanson White” në Nju-Jork, thotë se mendimet janë shtjella energjie që mund të bëhet edhe të forta, këto shtjella janë një nivel tjetër në procesin që i lidh me rrjetin e neuroneve dhe krijon vargun e qëndrueshëm dhe të përsëritur me të cilin ato lexojnë realitetin.

Shainberg thotë se këto shtjella të palëvizshme dhe të dendura rezulton se janë ide fikse, një kuptim i ngurtë i realitetit dhe ide aspak fleksibile. Për t’i thyer këto paragjykime që na detyrojnë të qëndrojmë në padijen e skllavërisë është dhënia fund e gjykimit rreth çdo gjëje si një veprim pasqyrues.

Shpaloseni mendjen ndaj çdo mundësi, absolute nuk ka asgjë, çdo gjë është relative, kjo nuk do të thotë të pranosh gjithçka që lexon dhe dëgjon. Do të thotë të mos refuzosh diçka thjesht sepse bie ndesh me perceptimin tënd të realitetit dhe të mundësive.

Tash hape zemrën, mos u shqetëso për atë që u thonë mendimet, për atë çfarë ju thotë intuita për vlefshmërinë. Hape zemrën e cila krijon lidhjen me të fuqishme me diturinë me idenë intuitën. Jeta juaj do t’ju ngrejë në një nivel më të lartë të vetëdijes. Gjendja juaj do të vihet në lëvizje dhe do të prodhojë energji pozitive, kurse ju do të jeni në gjendje të lidheni në mënyrë të ndërgjegjshme me vetëdijen tuaj, i vetëdijshëm për gjithçka, edhe ty nuk të befason asgjë.

Jeta është shumë e mirë, është fantastike për ata që dinë ta shijojnë dhe ta shfrytëzojnë, vetëm atëherë kur mendja e jonë e pranon e lejojmë të jetë e tillë ashtu siç është realiteti. Të jemi të lirë në besimin që e kemi, të çliruar nga ndasitë, siç janë ato të racës, besimeve politike dhe shtresave sociale.

Ta duam drejtësinë e vërtetë për të gjithë, jo vetëm për veten tonë, ta kuptojmë të drejtën dhe ta pranojmë të gabuarën, e mira dhe e keqja, moralja dhe imoralja. t’i pranojmë të tjerët ashtu siç janë, e jo siç na duam, t’u lejojmë atyre të jenë vetvetja.

Liria, pasuria ime varet nga rrethi im, nuk mund të jem i lirë dhe i pasur nëse rrethi im nuk është i lirë dhe i pasur. Drejtësia dhe liria duhet të zbatohen ose për të gjithë, ose për asnjë, nëse një njeri i vetëm nuk është i lirë, atëherë nuk ka liri të vërtetë, sepse ajo nuk mund të ndahet, nuk mund të jesh pakëz i lirë. Ose je i lirë ose nuk je. Të bëjmë atë që dimë, ta jetojmë jetën tonë, të vetëdijshëm, e jo si skllevër.

Të pushojmë së pasuri frikë për mbështetjen tonë në të gjitha format e saj, si fizike, financiare, shoqërore, seksuale dhe kur t’i braktisim të gjitha frikat tjera që lidhen me jetën tonë të përditshme, atëherë nuk lejojmë të bëhemi skllevër të shërbimeve sekrete, dhe të politikës ditore.

Frika është mjeti i parë i kontrollit mendor dhe të ndalosh së pasuri frikë, do të thotë ta çarmatosësh armikun, të shpëtosh nga skllavëria. Të mësojmë të kujdesemi për lirinë e të tjerëve siç bëjmë për tonën, e keqja është e keqe, padrejtësia është gjithnjë padrejtësi.

Ka miliona njerëz në poste me autoritet dhe miliarda njerëz të thjeshtë të zakonshëm, këta miliona individë kontrollojnë ata miliardët e tjerë nëpërmjet frikës, nëpërmjet ndasive, luftërave dhe rregullave, do të vazhdojnë të bëjnë derisa ne të mos ndryshojmë.

Shikon ngado ndasi dhe ligje në fe, raca, politikë, ndasitë sociale, grupe që ushtrojnë trysni dhe në çdo aspekt tjetër të shoqërisë. Çdo grupim lufton për ta krijuar epërsinë e vet dhe për të sunduar mbi të tjerët. Ndasitë e klasave të mesme për ta shtypur klasën punëtore, krishterimi dhe hebraizmi veprojnë kundër islamit, e djathta kundër të majtës, të bardhët kundër të zinjve (me ngjyrë). Vetëm ndërgjegjësimi i lartë mund t’i japë fund kësaj gjendjeje.

Ndasitë dhe rregullat janë krijuar për ta ndarë dhe rregulluar njerëzimin duke e nxitur të luftojë kundër njëri-tjetrit, kundër vetvetes. Dëshira për të manipuluar dhe për të ushtruar pushtet mbi të tjerët në vend që ta përdorësh për të krijuar diçka, është një simptomë klasike e pasigurisë.

Personat e sigurt në vetvete nuk kanë nevojë të sundojnë mbi të tjerët, nuk kanë nevojë për pohimin e të tjerëve për atë që kanë bërë, sepse ndihen komod me vetveten. Këta persona veprojnë duke u nisur nga sensi i drejtësisë dhe jo nga dëshira për të treguar se sa të fuqishëm janë, se si mund të abuzojnë me pushtetin dhe t’ua imponojnë të tjerëve vullnetin e tyre.

Vërtet nëse duam të kemi liri, duhet të pushojmë së kërkuari që idetë tona t’ua imponojmë të tjerëve, por të kërkojmë ta gjejmë paqen tek ai që mendon ndryshe dhe gëzon të drejtën për të zgjedhur lirisht, lirinë e vet, për t’u shprehur lirshëm. Ju lutem, vetëm që të mos u imponohet të tjerëve diçka kundër dëshirës së tyre.

Shteti, qeveritë punëdhënësit të njëjtin rol e luajnë, do të filloja nga prindërit t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve, për të ndjekur rrugën e tyre, pasionin e tyre, dhe të mos e përdorin ndjenjën e fajit apo teknika të tjera manipulimi për t’i drejtuar fëmijët andej nga ata që duan.

Fëmijët i sjellim në këtë botë pa dëshirën e tyre, me qëllim që ata të jenë të lirë, të vijnë në shprehje lirshëm, jo që të shndërrohemi në diktatorët e tyre të përjetshëm. Prindërit duhet të jenë të edukuar, për fëmijët prindërit janë pasqyra e tyre e vërtetë. Ashtu që gjashtë miliardë njerëz presin të vijnë ditë më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version