Nuk është fare e gjatë, mirëpo i ka këmbët më të gjata në botën e artisteve të skenës
Studimi i psikologut të Universitetit të Liverpolit dhe Universitetit të Kolegjit të Londrës ka treguar që gjatësia ideale e këmbëve të këngëtares australiane, është 1,4 herë më e madhe se pjesa e sipërme e trupit
Për të gjetur këmbët më të gjata, shkencëtarët kanë krahasuar proporcionet e trupit të damave të famshme dhe kanë arritur deri te rezultatet befasuese, transmeton Telegrafi.
Ylli i muzikës pop Kylie Minogue, është e gjatë vetëm 152 cm, mirëpo ajo në të vërtetë, sipas proporcioneve nga studimi, ka këmbët më të gjata nga të gjitha damat e botës së shou-bizit.
Edhe pse mbase shtatshkurtër, këngëtarja 52-vjeçare ka këmbë pabesueshëm të gjata në krahasim me trupin e saj të vogël – në të vërtetë më të gjatë se raporti “perfekt”.
E vetëdijshme për atunë e saj, australiania shumë herë në tepihun e kuq ka pasur të veshura kombinimet në të cilat pikërisht gjithë vëmendjen e ka orientuar te këmbët e saj të gjata.
Kylie në bazë të formulës së raportit “perfekt” ka zënë vendin e parë në listë, ndërkaq menjëherë pas saj pasojnë Victoria Beckham, Rita Ora, Nicole Kidman, Kelly Brook…
A po ju pëlqejnë këmbët e Kylie Minogue?
/Telegrafi/