Torino nuk po llogaritë në shërbimet e mbrojtësit shqiptar Arlind Ajeti.
Ky i fundit mund të përfundojë në ligën elitare gjermane të Bundesligës.
Freiburgu, ku luan reprezentuesi shqiptar Amir Abrashi raportohet se po kërkon shërbimet e qendër-mbrojtësit, transmeton Telegrafi.
“Ajeti nuk është në planet e trajnerit të Torinos. Freiburgu është i gatshëm të paguajë dy milionë euro për Ajetin”
“Ai mund të bëhet bashkë me bashkëlojtarin te Kombëtarja e Shqipërisë, Amir Abrashi”, shkruan “toro.it”. /Telegrafi/