Site icon Telegrafi

Ajeti lëndohet, mungon ndaj Chievos

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ka pësuar një lëndim në stërvitjet e Torinos.

Prishtinasi është lënduar në stërvitje dhe pas analizave të bëra është kuptuar se nuk do të mund të luaj në fundjavë.

Kësisoj ai ka humbur ndeshjen e fundjavës të cilën Torino do ta luajë përballë Chievos.

Sipas asaj që ka raportuar klubi i Torinos, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të mungoj disa ditë.

23-vjeçari ka luajtur katër ndeshje këtë edicion në Serie A me fanellën e Torinos, ku tri prej tyre ishte titullar.

Ai ka arritur të shënoi një gol këtë edicion në fitoren 5-3 ndaj Pescarës. /Telegrafi/

Exit mobile version