Site icon Telegrafi

Ajaxi nuk e ka lejuar Romën të bisedojë me Ten Hag

Erik Ten Hag (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Ajaxi e ka refuzuar përpjekjen e Romës që të kontaktojë me trajnerin Erik ten Hag, duke qenë se janë të pakënaqur me bisedimet e verës së kaluar për Hakim Ziyech.

Sipas De Telegraaf, Giallorossët e kanë pyetur klubin holandez në lidhje me mundësinë për të biseduar me trajnerin.

Mirëpo, siç bën të ditur gazeta, Ajaxi nuk e ka lejuar klubin italian që të bisedojë me Ten Hag, sepse akoma ekzistojnë pakënaqësi për dështimin e Monchit në sezonit kaluar lidhur me transferimin e Ziyech.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roma

Ndryshe, 49-vjeçari e udhëhoqi klubin holandez në sukses të dyfishtë në edicionin që lamë pas duke e fituar titullin dhe kupën.

Ndërkaq, Ajaxi u bë sensacion në Ligën e Kampionëve duke arritur ta eliminojë Real Madridin dhe Juventusin, ndërsa pësoi në gjysmëfinale nga Tottenham Hotspur.

Trajneri i Shakhtar Donetskut, Paulo Fonseca, është favor për ta marrë drejtimin e Romës për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version